Me mungon
Ti me mungon;
Sa shume me mungon!
S’ kuptova se si po te humbisja,
U largove si dallendyshet qe fluturojne;
Te therrita me sa fuqi kisha,
Kurre nuk desha ta besoj,
Qe perseri po vinte ikja.
Po ajo ikje,
E njejte si atehere,
E gjate, e lodhshme,
E dhimbshme, e perlotshme;
Por, atehere te gjeta prape,
Erdhe…
Shume me bukur se c’te lashe.
Po kete here kur do te vish?
Qe je shume prane, e ndjej,
Ne ikje, pranveren veshur kishe;
Kundermon e forte arome e saj
Sa here ate dite nder mend e sjell,
Kur me te bukur se asnjehere te pashe.
Sa kohe kam qe te pres,
Sa e gjate kjo pritje ne kohe!
Kur edhe minutat duken ore,
E oret e pafundme ditet zbresin,
Qe nje nga nje numeroj plot shprese
E pres…
Kur ne prag te te shoh si Drite!
E te te shoh ashtu plot jete,
Duke me buzeqeshur qe nga larg,
Te fluturosh drejt meje shpejt,
Ashtu shkujdesur e me vrap,
Si dallendyshja drejt folese;
Te me kapesh doren fort,
E te me terheqesh ne cdo hap,
Kudo, livadheve, lendinave,
Bregut te detit, vezullimeve
Rrugeve, dyqanveve, kafeve, parqeve;
Me aromen e fresket te mengjezeve,
Te me mbushesh shpirtin;
Dhe zemren…
Me te emblen ngjyre te perendimeve,
Nga te mare ngjyre e gjithe qenia ime.
Me mungon,
Sa shume, une dhe Zoti e di,
Si atehere te pres te vish,
Sa me shpejt, aq me mire,
Ardhjen, ta kesh me te bukur se ikjen;
Si te lashe,
Ate dite pranvere,
Kur s’di se si m’u zhduke,
S’di se si me ike;
E cdo dite pyes veten,
Si u humbem ne keshtu?
Kur aq shume na kish munduar
Ajo ikja e pare, e para fare?
Une e di qe edhe ti po me kerkon,
Ti e sheh qe me mungon shume,
Thone qe historia perseritet,
Atehere me plot besim
Un do te pres,
Qe si atehere,
Te kthehesh e te zbresesh shpejt,
Si dallendyshja drejt folese….
Me Mungon
Did you enjoy the the artible “Me Mungon” from Mirela Athanas on OZOFE.COM? Do you know anyone who could enjoy it as much as you do? If so, don't hesitate to share this post to them and your other beloved ones.
Leave a Reply